Ilustrim

Lipjan, arrestohet një i dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti më 26.06.2024 dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde”.

Sipas Policisë, i dyshuari ka tentuar që me lajthitje e kanosje t’i detyroj dy persona që të paguajnë para të gatshme në formë fajde.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.