Foto: REL/MIA

Licencohet edhe dy laboratore për testimin e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe dy laboratore për zbulimin e pranisë së virusit COVID-19.

Nga dy laboratoret e licencuara një do të detektojnë praninë e virusit me metodën RT PCR, ndërsa një tjetër me teste serologjike.

Laborator Mjekësor Biokimik- Hematologjik “ VEDI ” N.SH në Podujevë do të kryejë teste serologjike ndërsa Laboratorit Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike ” Mikrobioanliza” në Prishtinë do të kryejnë teste PCR.

Deri më tash, në Kosovë janë licencuara katër laboratore për kryerjen e testimeve për COVID-19 me metodën PCR.