Foto: Kallxo.com - Ilustrim

Liberalizimi, Ekipi i BE-së në Kosovë

Delegacioni vlerësues i Bashkimit Evropian sot pritet të vijë në Kosovë i cili do të grumbullojë të dhëna nga institucionet përkatëse në lidhje me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si kriteri i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave.

Ky delegacion fillimisht do të zhvillojë takim me zyrtarët e ministrisë së Integrimeve Evropiane, pastaj me ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Policinë, si dhe ministrinë e Punëve të Brendshme.

Delegacioni i BE-së do të qëndrojë në Kosovë deri të premten.