LDK-ja Suharekës: Ia numëron kryetarit Muharremaj ndërtimet, bizneset pa leje të afërta me pushtetin lokal

Ndërtime, biznese pa leje dhe jo vetëm, në Komunën e Suharekë ishte çështja e ngritur nga kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Suharekë, Ardian Shala, në konferencën e organizuar për gazetarë nga kjo degë e partisë. Aty u përmenden edhe shkeljet në prokurim.

“Urbanizmin e karakterizojnë ndërtime pa leje siç janë rastet. Ndërtimi i Objektit përball Zonës Industriale në Shirokë, i rrënuar njëherë nga Ministria e Ambientit i liruar në heshtje nga Muharremaj. Dhe ndërtime dhe mbindërtime tjera nga Muharremaj. Pa leje, uzurpime që ndodhin çdo ditë para syve të kryetarit Muharremaj, dhe ky i fundit hesht qëllimshëm“, tha Shala.

I pari i LDK-së në këtë komunë, Ardian Shala identifikon bizneset e lidhura me pushtetin lokal

“Në lagjen fidanishte, operojnë biznese pa leje përkatëse të familjarëve të kësaj Qeverie. Kafeteria e familjares së drejtoreshë së Urbanizmit, kafeteria e familjares së nënkryetares së komunës dhe shumë e shumë mbi ndërtime tjera, e ndërtime pa leje, e objekte që funksionojnë pa leje përkatëse, shembujt i kemi edhe në dokumentacionin zyrtar që do t’i keni të dorëzuara”, tha kreu i LDK-së në Suharekë, Ardian Shala.

Sa i përket prokurimit publik, Shala tha se është modeli më i keq i kësaj qeverisje dhe se vetëm këtë vit ka pas dhjetëra ankesa në OShP, që kanë ardhur si rezultat i pakënaqësive të kompanive në procesin e vlerësimit.

“Shembull tipik, është procedura e projektit, ndërtimi i shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në fshatrat e komunës së Suharekës. Ku dihet menaxheri i prokurimit ka qenë tendencioz duke favorizuar operatorin ekonomik të afërt me partinë në pushtet, të cilën ky pushtet dy herë radhazi e propozon për kontratë edhe përkundër vendimeve të OShP-së, që ky operator ekonomik është i pa përgjegjshëm. Në fund OShP-ja, shpall operatorin ekonomik si fitues dhe si pasojë e kësaj pa papërgjegjësie, dhe tentimit të kundërligjshëm të shpallin fitues bashkë partiakun e kryetarit Muharremaj, Komuna e Suharekës, e humbet këtë grant sepse Ministria e Pushteti Lokal për shkak mos shfrytëzimit të buxhetit me kohë i tërhjek mjetet”, thotë Shala.

Këto të dhëna, u prezantuan në konferencën organizuar për gazetar nga Dega e LDK-së në Suharekë.