LDK dhe LVV lidhin koalicion në Dragash

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë arritur koalicion në Komunën e Dragashit.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin në Facebook të LDK-së, dega në Dragash.

“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr”, thuhet në njoftim.

Në Dragash do të mbahet rundi i dytë për kryetar të Komunës mes kandidatit të LDK-së dhe të PDK-së.