Lajm i mirë: Më shumë të shëruar se sa të infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 220 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, vetëm një ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ky rast i konfirmuar është nga fshati Rekë i komunës së Mitrovicës.

Po ashtu, IKShPK ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 87 pacientë nga virusi COVID-19.

Me këta të shëruarit sot, numri i të shëruarve në total në Kosovë nga coronavirusi ka arritur në 490.

Ndërsa në total numri i të prekurve është 856, kurse 26 prej tyre kanë vdekur.

Komuna më e prekur me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë komuna e Ferizajt me 98 të infektuar, më pas është e Prizrenit me 82 dhe ajo e Malishevës me 76.

Rezultatet e testimeve bie numri i të infektuarve