Kuvendi zgjedh anëtarin e pestë të Bordit të RTK-së

Albinot Maloku është zgjedhur sot anëtar i Bordit të RTK-së me 42 vota të mbledhura nga deputetët.

Në seancën e mbrëmshme, u zgjodhën  katër anëtarët e tjerë Ilir Bytyqi, Fadil Miftari, Bajram Mjeku dhe Petrit Musolli.

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur pesë nga shtatë anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Kurse kanë mbetur të zgjedhen edhe dy anëtarë nga komunitetet, për të cilët do të përsëritet konkursi.

Të propozuarit janë Ivan Radulovic e Stefan Filipovic nga komuniteti serb dhe Amanda Toska e Ramce Kasi nga komunitetet joshumicë.