Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Kuvendi shkarkon pesë anëtarët e KPMShCK-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Me 62 vota për 3 vota kundër, 11 abstenime, Kuvendi i ka shkarkuar pesë anëtarët e KPMShCK-së.

Anëtarët e shkarkuar të këtij Këshillit deri më sot ishin: Eshref Shabani, Malsore Gashi Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehmeti dhe Ardita Haxhinikaj Demi.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 24 qershorit, nuk ka pasur kuorum për të votuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

https://kallxo.com/lajm/kuvendi-nuk-pati-kuorum-per-shkarkimin-e-pese-anetareve-te-kpmshck-se/

Gjatë seancës, kishte diskutime për shkarkimin e pesë anëtarëve të KPMShCK-së. Kundër shkarkimit janë shprehur opozita.

Kuvendi diskuton për shkarkimin e anëtarëve të KPMShCK-së, opozita kundër