Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Kuvendi nuk pati kuorum për shkarkimin e pesë anëtarëve të KPMShCK-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të votuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se nuk ka kuorum pasi vetëm 57 deputet kishin marr pjesë në votim.

“Në këtë votim kanë marr pjesë vetëm 57 deputet dhe nuk ka pas kuorum për me vendos. Ne shkojmë në pushim të kësaj seance deri në orën 16:00”, tha Konjufca.

Gjatë shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, deputetja e LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili njëherësh edhe kryesuese e Komisionit për Administratë Publike tha se anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës  nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme, prandaj edhe duhet të shkarkohen.

Kundër këtij shkarkimi ishin shprehur grupet opozitare PDK, LDK dhe AAK.

Kuvendi diskuton për shkarkimin e anëtarëve të KPMShCK-së, opozita kundër