Kuvendi i Kosovës mblidhet për tri seanca sot

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë tri seanca plenare sot.

Seanca e parë është paralajmëruar për të ora 10:00 dhe në rend të ditës ka pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në seancën e dytë e cila pritet të filloj në ora 13:00, në rend të ditës është themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Ndërsa për në ora 14:00 është paralajmëruar seancë e re e Kuvendit të Kosovës.

Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, në rend të ditës janë edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Po ashtu, sot pritet të shqyrtohen edhe Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, projektligji për tekstet shkollore, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimit të Procedurës Penale, etj.

Rendin e plotë të ditës e gjeni në ketë LINK.