Deputetja Mimoza Kusari-Lila - REL - Ibrahim berisha

Kusari-Lila i reagon Hotit: Merrni përgjegjësi për postin të cilin e mbani pa legjitimitet

Deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar për të dytën herë brenda ditës kryeministrin Hoti në lidhje me marrjen e shpejtë të rezultateve për COVID-19.

Sipas saj, përgjigjja e Hotit për rezultatet e testit për COVID-19 ka shfaqur diskriminimin dhe injorimin që po u bëhet të sëmurëve dhe viktimave nga virusi në Kosovë për kohën e testimit.

“Ka shumë familje që janë privuar nga e drejta e lamtumirës me më të dashurit e tyre si rrjedhojë e mos posedimit të rezultatit të testit, por vetëm se është dyshuar se ishin të infektuar, ata janë varrosur (ndonjëherë edhe në mbrëmje) të mbështjellë me najllonë në përcjellje të policisë. Pas dy dite është kuptuar se ishin negativ në dyshimin për infektim” ka shkruar Kusari-Lila.

Veprimet e kryeministrit si takimet e shpeshta, kohën e marrjes së testit, përurimet rrugëve e bizneseve  në një numër të madh të njerëzve i quan veprime të një kryeministri i cili mban postin pa legjitimitet.

“Andaj, para se të krijoni më shumë dëm se sa që keni krijuar deri më tani dhe para se të mos vijmë në ditën kur zyrtarisht jemi në katastrofë, thirrni ndërgjegjës dhe merrni përgjegjësi të cilat vijnë me postin të cilin pa legjitimitet e mbani” tha ajo.

Ndërsa, në lidhje me reagimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i tha Hotit të mos i mbetet zemërimi  dhe gjuha agresive e bashkëpartiakëve  të cilët u shëruan nga virusi.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte reaguar pas postimit të deputetes Mimoza Kusari-Lila, duke e quajtur xhelate, për kritikat ndaj Avdullah Hoti, pasi ai rezultoi pozitiv me COVID-19.