Burimi i fotos - Flutura Kusari - Facebook

Kusari: Akuzat e PDK-së për ‘RTV Dukagjinin’, sulm ndaj lirisë së mediave

Ekspertja ligjore për media, Flutura Kusari, ka reaguar pasi PDK ka deklaruar se do të shkëputë komunikimin me televizionin ‘RTV Dukagjini’ dhe e ka akuzuar këtë televizion për propagandë politike.

Kusari e ka cilësuar si sulm ndaj lirisë së mediave këtë deklaratë nga ana e PDK-së.

“E tmerrshme.  Sulmi tjetër ndaj RTV Dukagjinit sapo u bo nga ana e PDK-së. Thirrja e konferencës për shtyp, për të sulmuar televizionin është sulm ndaj lirisë së mediave. Kur partitë politike shkojnë aq larg sa të organizojnë konferenca për shtyp për të sulmuar mediat, mos u befasoni nëse militantët e tyre i sulmojnë fizikisht gazetarët”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Sipas saj, të gjithë gazetarët duhet të reagojnë ‘sepse sot e sulmuan Dukagjinin, nesër do të bëjnë të njëjtën me Kohën, T7-in, Klanin, Kanal10, etj’.

Shefi i shtabit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi, sot përmes një konference për media ka njoftuar se PDK-ja nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me ‘TV Dukagjinin’.

PDK shkëput komunikimin me TV Dukagjini, e akuzon për propagandë politike

.