Kurtit i shtrohet tepihu i kuq në ndërtesën e Qeverisë - FOTO

Sot Albin Kurti pritet që edhe zyrtarisht ta marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Për ceremoninë që pritet të filloj në ora 11:00, në ndërtesën e qeverisë kanë filluar përgatitjet sipas protokollit shtetëror.

Tepiu u kuq është shtruar për Kurtin, i cili tani pritet që angazhimin e tij politik ta vazhdoj në zyrat e kësaj ndërtese.

Deri më tani në ndërtesën e qeverisë janë parë të hynë zëvendëskryeministri Haki Abazi si dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

 

 

Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.

Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.

Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.