Këshilli Grevist arrin në kryeministri - FOTO

Kryesuesi i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherish edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka arritur në kryeministri për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ky takim vije pas ftesës që kryeministri Albin Kurti i bëri Këshillit Grevist të cilët nga 25 gushti janë në grevë.

Grevistët, përfshirë edhe punëtorët e arsimit, janë në grevë me kërkesat kyçe 100 euro deri në hyrje në fuqi të Ligjit të pagave.

Vazhdimisht Këshilli Grevist ka akuzuar qeverinë se nuk po i fton në takim, kurse në fundjavë Kurti takoi vetëm kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Kjo është javë ë tretë që nxënësit e Kosovës nuk po mbajnë mësim, e kjo është konsideruar e dëmshme për ta. Të pakënaqur më këtë situatë janë shprehur edhe Këshilli i Prindërve.