Kurti zhvillon bisedë telefonike me Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it.

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se ata kanë diskutuar rreth procesit të dialogut, përmbajten e kornizës themelore të marrëveshjes e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale”- thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Kurti ka thënë se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.​