Foto: ZKM

Kurti udhëton për në Mynih të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje, “Munich Security Conference”.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.