Kurti udhëton për në Greqi, merr pjesë në panelin e organizuar nga 'The Economist'

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka udhëtuar drejt Greqisë.

Sipas një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga “The Economist”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?””- thuhet në njoftim.

ZKM bën të ditur se gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.