Screenshot: Albin Kurti/Facebook

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë

Kryeministri i Albin Kurti ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ky kongres është organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane dhe do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.

Me moton “Me guxim. Për Evropën” pritet të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga COVID-19, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.