Kurti takoi senatorët Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen

Kryeministri Albin Kurti është takuar me senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon. Sa i përket dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, kryeministri Kurti theksoi angazhimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm të Kosovës në këtë proces”- thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti është duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.