Kurti: Qeveria ime ka 326 milionë euro obligime paraprake

Kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku është duke u bërë shqyrtimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2020 tha se buxheti i ri dhe qeveria e re nuk janë të njëjta.

Sipas tij, buxheti i 2020, do të ketë 326 milionë euro obligime paraprake nga qeveria e kaluar.

“Ky buxhet nuk është as për së afërmi buxhet i ri, se qysh është qeveria e re. Janë gjithsej 326 milionë euro obligime paraprake. Kjo është dëshmi se buxheti i ri nuk është i ri si Qeveria e jonë”, tha Kurti para deputetëve.

Kurti foli edhe për buxhetin e emergjencave. Sipas tij, nuk mund të ketë buxhet emergjent, pa pasur buxhet të ri të votuar.

“Nuk mund të kemi një buxhet emergjent, pa pasur një buxhet të ri. Na duhet buxheti 2020, që të kemi një buxhet emergjent”, tha në mes tjerash Kurti.

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020

 

Hulumtim: Mësuesit me sëmundje të rënda vazhdojnë të mbajnë ditarin

.