Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Kurti: Qeveria harroi korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se janë bërë tre muaj që kur është ratifikuar marrëveshja për kufirin me Malin e Zi dhe ende sipas tij nuk ka snjë lëvizjë për të bërë korrigjimin e shënimit të vijës kufitare.

Ai këto komentë i bëri në një konferencë për media në Prishtinë.

“Sot janë bërë tre muaj të ratifikimit të dakracionit me Malin e Zi dhe nuk ka asnjë lëvizje për atë se çfarë kryeministri ka thënë për korrogjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe s`po lëviz asgje në atë drejtim”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se janë mashtruar se korrigjimi do të ndodhë.

“Të gjithë e mbajnë mend se jo pak deputet u patën mashtruar nga korrigjimi që s`po ndodhë. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e kyeministrit Haradinaj që për çdo javë bënë së paku një skandal. Kemi nevojë për zgjedhje të reja dhe të lira”, ka thënë Kurti.