Kurti pret në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimi i Kurtit me Pendarovski po mbahet i mbyllur për media.

Sipas agjendës së publikuar nga Zyra e Kryeministrit, pas takimit nuk është planifikuar ndonjë adresim para gazetarëve.

Paraprakisht, presidenti maqedonas është takuar me homologen e tij, Vjosa Osmani.

Osmani pret në takim presidentin e Maqedonisë Veriut, Stevo Pendarovski