Kurti: Po përgatitemi për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ka bërë të ditur se Kosova është duke u përgatitur për aplikim në NATO dhe në Bashkim Evropian.

“Gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet drejt antarësimit në programin për partneritet dhe paqe në kuadër të NATOS dhe do të aplikojmë për antarësim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

Ai tha se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës dhe antarësim në këtë institucion është vlerë e shtuar dhe mundësi për Kosovën.

“Antarësimi ynë në këtë institucion është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejatve të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, tha Kurti më tej.

Kurti lavëdroi edhe punën e Qeverisë duke thënë se imazhi i Kosovë ka përmbajtje të re.

“Kosova është është bërë fanar i demokracisë dhe zhvillimit në rajon.Imazhi i Kosovës ka një përmbajtjë të re dhe më tërheqëse si në kuptimin politik ështu edhe ekonomik”, tha kryeminstri duke shtuar se në vend janë hapur mbi 25 mijë vende pune.

Kosova ka aplikuar më 12 maj, për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.