Kurti përshëndet aktivistët e LVV-së që bënë “provën për protestë“ (FOTO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka përshëndetur aktivistët e partisë së tij- Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit kryen “provë për protestë“.

Kurti ka dalë në platonë mbi hyrjen e ndërtesës së Qeverisë dhe ka përshëndetur qindra aktivistë të mbledhur aty afër për “provën për protestë“.

Pasi ai u largua nga aty, edhe aktivistët u shpërndanë pasi qëndruan në shesh për rreth 50 minuta.

Kjo “provë” është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër, Avdullah Hoti.

Një “provë” e tillë ishte mbajtur edhe më 12 maj por LVV nuk e ka pranuar se ishte organizatore e saj.