Kryeministri Albin Kurti me Ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero. Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti ndan emocionet nga shikimi i ndeshjes Shqipëri - Itali

Kryeministri, Albin Kurti, ka ndarë disa fotografi nga organizimi i mbrëmshëm në ballkonin e Qeverisë së Kosovës për shikimin e ndeshjes e futbollit Shqipëri – Itali.

Kurti falënderoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj, zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero, dhe mysafirët e tjerë, me të cilët e ka shikuar këtë ndeshje.

“Emocionet bëhen kujtime kur ndahen me miq” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Shqipëria humbi nga Italia me rezultat 2-1 në lojën e parë të saj në Kampionatin Europian 2024.

Megjithatë, lojtari Nedim Bajraktari arriti të hyjë në histori me golin e tij të shënuar në sekondën e 23-të, që është goli më i shpejtë i realizuar në historinë e këtij kampionati.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të UEFA-së, rekordi për golin më të shpejtë të shënuar e mbante Dmitri Kirichenko në ndeshjen Rusi-Greqi në vitin 2004, gol ky i shënuar në minutën 1:07.

Shqipëria është në grupin B bashkë me Italinë, Spanjën e Kroacinë.