Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett - Foto: Arkiv ZKM

Kurti: Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka shkruar se ShBA mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën.

Kossnet në këtë takim e ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë.

“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti gjatë urimit për formimin e qeverisë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social ‘Twitter’.

Ndërsa, Qeveria ka njoftuar se kryeministri Kurti tha se ishte nder takimi me ambasadorin Kosnett me të cilin edhe u dakorduan që të dy institucionet t’i vazhdojnë takimet dhe ato të përkthehen në punë konkrete për qytetarët e vendit.
“Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër. Ata janë aleatë të cilët do t’i nderojmë me bashkëpunimin tonë të sinqertë e serioz”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett.

Kujtojmë se sot edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin Kosnett.

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit