Kurti lavdërohet me punën e Qeverisë së tij gjatë takimit që pati me disa studentë nga Amsterdami

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi një grup studentësh nga ‘Amsterdam University College’ që po qëndrojnë për vizitë studimore në Kosovë.

Sipas komunikatës së kryeministrisë, Kurti me studentët nga Holanda foli për Qeverinë që udhëheq duke lavdëruar ‘arritjet’ e ekipit të tij.

Studentëve iu prezantuan arritjet në punësim përmes platformës Superpuna, investimet kapitale, sundimi i ligjit, digjitalizimi, investimet për bursa, programi i Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës e tranzicioni drejt energjisë së ripërtrishme.

Drejtësia e shpërndarja e barabartë e zhvillimit ekonomik u përmendën po ashtu nga shefi i ekzekutivit kosovar.

Kjo siç tha Kurti, u arrit përmes shtesave për lehonat, arsimi universitar falas, bursa dhe masa afirmative për komunitetet joshumicë.

Në komunikatë thuhet se kryeministri iu përgjigj pyetjeve të studentëve për rritjen e investimeve në shëndetësi, për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të Kosovës, por nuk janë dhënë detaje tjera në kumtesë së cilat ishin pyetjet dhe cilat përgjigjet.