Kurti kujton Fan Nolin: 100 vjet nga dita kur u bë Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin, në 100 vjetorin kur ai u bë kryeministër i Shqipërisë, me 16 qershor 1924.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Noli tre ditë pas u bë kryeministër, shpalli programin e reformave prej 20 pikash, në të cilin ndër të tjera parashihej vendosja e demokracisë në Shqipëri.

“Siqoftë, këto reforma nuk erdhën as për së afërmi në shprehje të realizoheshin, pasi që Noli qëndroi në detyrën e kryeministrit vetëm gjashtë muaj” – ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Ai ka thënë se “përkundër kohës së shkurtër sa qe në krye të Shqipërisë si kryeministër i saj, Fan Noli dha shembullin e një burrështeti që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë si një vend që do të demokratizohej”.