Kurti kërkon që Presidenti së pari t'i përgjigjet kërkesës së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë që pavarësisht letrës së katërt, ai është duke pritur që Presidenti t’ia sqarojë dilemat që ia ka përcjellë sot në letër.

“Unë kam kërkuar nga presidenti që të ma sqaroj se orientimi të cilin ka marrë jo vetëm për të shprehur por edhe për të krijuar vullnet politik në cilët paragrafë të nenit 95 bazohet dhe gjithashtu kam kërkuar të sqaroj se si dallon kjo situatë prej viteve 2010-2017, të cilat për bindjen time edhe formalisht  materialisht nuk janë ndryshe, pra unë dua ta shohë këtë në mënyrë që të vazhdojmë tutje, unë as nuk hezitoj dhe nuk refuzoj të përgjigjem”, tha Kurti në Debat Plus.

Sot për herë të katërt, Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka shkruar kryeministrit në detyrë Albin Kurti për tia kërkuar emrin për mandatarin.

Mirëpo Kurti në një letër të dërguar sot në mëngjes i ka Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.

“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët – COVID-19”, thuhet në letrën e Kurtit.

Ndërsa pas kësaj letre, presidenti ka insistuar që Kurti tia jap sa më shpejtë emrin për mandatar.