Kurti injoron grevën e minatorëve të Trepçës, nuk u përgjigjet pyetjeve për grevën

Në pyetjen se kur do të realizohet premtimi për investimet dhe grevën e minatorëve të Trepçës, kryeministri Albin Kurti, zgjodhi të mos përgjigjet fare.

Kurti injoroi pyetjen e gazetares së KALLXO.com për Trepçën, duke zgjedhur të përgjigjet vetëm në pyetjen e parë që kishte të bënte me shtesat e policëve.

Kryeministri Kurti pasi u përgjigj për shtesat, tha se po i duhet të largohet për t’u takuar me gazetarin gjerman i cili ndodhet në vizitë në Kosovë.

“Kryeministri kaq pati kohë, më duhet ta takojë gazetarin gjerman Eric Rathfelder e njoh që një qerek shekulli, është këtu. Këtu e keni zëvendëskryeministrin” – tha Kurti.

Sot është dita e katërt e grevës së minatorëve të Trepçës.

Që kur ka nis greva e minatorëve, disa nga grevistët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në anën tjetër, Bordi mbikëqyrës i “Trepçës” dhe menaxhmenti kanë kërkuar ndërprerjen e grevës.

Horizontet pa shpresë