Kurti fton kompaninë Uber që të vijë në Kosovë

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar drejtues të kompanisë së Uber, kompani kjo me të hyra vjetore prej 5.8 miliardë dollarë, operon në mbi 70 shtete dhe mbi 10 mijë qytete anembanë botës.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, në këtë takim Kurti ka folur për potencialin dhe kapacitetet e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

“Mbi 650 kompani në këtë sektor, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, tregojnë për potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori. Ndërkaq shtimi i numrit të të diplomuarve në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit tregon për kapacitetin në rritje të vendit tonë”, citohet të ketë thënë Kurti gjatë takimit me Andrew Byrne, Shefin e Politikave Publike në Uber.

Tutje sipas njoftimit Kurti ka ftuar kompaninë Uber që ta konsiderojnë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë.

Para 5 ditëve kryeministri i vendit ka Albin Kurti ka njoftuar se ka udhëtuar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me drejtuesit e kompanisë, ‘Linkedln’, të cilët i ka ftuar të intervistojnë në Kosovë.

Kurti takon drejtuesit e ‘Linekdln’, i fton të investojnë në Kosovë