Kurti takon drejtuesit e ‘Linekdln’, i fton të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me drejtuesit e kompanisë, ‘Linkedln’, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti gjatë takimit ka ftuar kompaninë amerikane të investojë në Kosovë duke theksuar se vendi ofron klimë të favorshme të investimeve për kompanitë teknologjike.

“Potenciali  në fushën e IT-së në Kosovë është në rritje duke ofruar një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë . Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për njerëzit tanë, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, tha Kurti në twitter.

Platforma “Linkedln” përdoret kryesisht për krijimin e rrjeteve profesionale dhe zhvillimin e karrierës, ku i mundëson punëkërkueseve të postojnë CV-të e tyre dhe punëdhënësit të postojnë kërkesat për vende pune.

Kryeminstri Kurti ka udhëtuar drejt është ShBA-së më 6 maj.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA