Foto: ZKM

Kurti flet për regjistrimin e popullsisë: Statistikat ndihmojnë në orientimin e politikave për të mirën e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur sot për regjistrimin e popullsisë, ka thënë se ky proces siguron të dhëna të sakta dhe të plota që janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel.

Ai ka thënë se regjistrimi është më shumë se numërim, është angazhim për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe baza për vendime të cilët do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.

“Regjistrimi siguron të dhëna të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel. Këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci. Ato gjithashtu ndihmojnë në alokim më efikas të burimeve për shërbime që i ofron sektori publik”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa ka thënë se e rikonfirmon angazhimin e Qeverisë ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Qeveria e ka ndarë buxhetin e nevojshëm, ka ofruar hapësira për trajnime dhe ka siguruar logjistikën, duke u angazhuar në bashkërendim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të garantuar një regjistrim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se data 01.09.2023 është data kur do të fillonte regjistrimi i popullsisë.

Por, edhe përkundër kësaj, regjistrimi i popullsisë nuk filloi siç ishte planifikuar.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 22.11.2023, kryeministri Kurti njoftoi se regjistrimi i popullsisë është shtyrë për muajin prill 2024.

Arsyet që çuan në zvarritjen e regjistrimit të popullsisë

www.kallxo.com