Isa Mustafa - Albin Kurti

Kurti e Mustafa edhe sot takohen për koalicionin

Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot pritet që të vazhdojnë takimin rreth koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Kurti e Mustafa janë takuar një ditë më parë në një takim që ka zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimit, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

E tëra çfarë është thënë pas takimit, është deklarata e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se dy kryetarët do të takohen sërish, ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çka është diskutuar aty.

“Në fund të këtij takimi janë pajtuar që të kemi edhe një takim të radhës nesër, për orën e saktë dhe për detaje të tjera të takimit të nesërm iu njoftojmë nesër paradite, nuk kam detaje të tjera nga takimi i sotëm. Nuk kam detaje të tjera”, tha ai.

Pas krizës së takimeve Albin Kurti takon Isa Mustafën

.