Kurti: Duhet ta padisim Serbinë për gjenocid

Në Poklek të Drenasit është mbajtur manifestimi qendror për shënimin e Ditës së Paqes. Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë.

Ndërsa shtoi se duhet ta padisim Serbinë për gjenocidin e kryer ndaj popullit të Kosovës.

“12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë. Kosova është e lirë dhe e pavarur, ne do të punojmë që ta bëjmë Kosovën edhe të zhvilluar e sovrane. Ky partneritet si me NATO ku duam të anëtarësohemi. Jemi mbledhur këtu në Poklek se është dëshmi e gjenocidit serbë në Kosovë. 25 prej të vrarëve kanë qenë të mitur, e 18 persona kanë qenë të mitur. Civilët shqiptar ishin duke u larguar nga shtëpia e tyre, por policia i detyroi të kthehen. Në fund i dogji trupat ë tyre, kjo ishte Serbia e Millosheviqit”, tha Kurti.

Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë, derisa tha se do ta padisin Serbinë për gjenocidin. Ai tha se kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi./21Media/.