Kurteshi me akuza të rënda ndaj Valdete Dakës

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.

Pasi e ka mbyllur mbledhjen, kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka iu është drejtuar anëtarëve të LVV-së duke iu thënë se salla nuk është për konferenca të përfaqësuesve të subjekteve politike.

“Kjo sallë nuk është për konferenca të përfaqësuesve të subjekteve politike. Është e KQZ-së”, tha Daka.

E Sami Kurteshi anëtar i LVV-së tha se me ligj dhe rregullore kanë të drejtë të mbajnë konferenca anëtarët e KQZ-së.

“Kjo është ajo që ka me iu djeg deri në placë,. Ne me ligj, me rregullore kemi të drejtë me mbajtë konferenca për shtyp si anëtarë të KQZ-së rregullisht”, tha Kurteshi.

Ai pas përfundimit të mbledhjes, ka folur para gazetarëve, duke e akuzuar Dakën se ka monopolizuar KQZ-në dhe se është person i padinjitetshëm.

“Ka marrë fund monpoli i Valdete Dakës në KQZ, është person i padinjitetshëm me e udhëheqë institucionin e KQZ-së. PZAP-ja iu kthen apelet  qytetarëve të Kososvë, sepse nuk i kanë paraqitur brenda 24 orëve. Kurse njoftimi është bërë pas orës 19:00. Sepse ky është shtet i kapur dhe i kriminalizuar, ku pjesë përbërëse është Valdete Daka. Ky shtet i shkel të drejtat e njeriut duke ia mohuar çdo të drejtë për ankesë dhe për sqarim të termineve dhe çështjeve të tjera”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka thënë se ka kërkuar me e pa kohën e saktë se kur është publikuar lista e votuesve, që janë miratuar për votim jashtë vendit. Por sipas tij, kryeshefi i Sekretariatit, Burim Ahmetaj dhe Valdete Daka nuk guxojnë me e publiku kohën e saktë.

“Ose ka me qenë transparent KQZ-ja për çdo cent që e merr dhe e shpenzon, ose ka me marr fund si isntitucion. Ne nuk po pranojmë me e ngrit dorën për cdo fishkëllime të Valdete Dakes, me urdhëra të PDK dhe LDK dhe të bishtave të tyre. Valdete Daka është nismëtare e ashtuquajturës vjedhje industriale e votave dhe po don me përfundu me vjedhje industriale të votave”, ka thënë Sami Kurteshi.