Kunata sulmon kunatën në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec.

Sipas njoftimit, e dyshuara me të meta psikike ka sulmuar fiizkisht kunatën e saj.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat i është ofruar tretmani mjekësor.

E dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.