Kryesenatorja italiane Casellati, uron kryeparlamentarin Konjufca

Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit.

“Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë ta vizitoja menjëherë pas zgjedhjes sime Kryetare e Senatit”, thuhet në telegramin e urimit, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës.

Casellati ka shprehur gatishmëri për takim me Konfjufcën pasi të normalizohet situata nga pandemia.

“Uroj që, pasi të kenë përfunduar kufizimet e vendosura nga kjo pandemi, do të kemi mundësi për dialog dhe takim personal. Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet tutje në telegram.

Më 22 mars, Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Glauk Konjufca zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës