Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori Jashari tregon se çka do të ndodhë me ata që mbajnë armë pa leje

Në një intervistë ekskluzive në “Kallxo Përnime”, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, tha se ka kërkuar nga prokurorët në kolegjium se personat që kapen me armë patjetër duhet me u ndalu për 48 orë.

“Në kolegjium kam kërkuar nga prokurorët sepse edhe unë mbaj kujdestari që personat që zihen me revole duhet patjetër me u ndalu për 48 orë, nuk ka pardon ne qytet nëse ka revole e ka pa leje ai ka me u ndalu për 48 orë”, theksoi Jashari.

Ai ka shtuar se kjo praktikë ka pas raste që nuk është respektuar më herët.

“Edhe pse e kemi praktiku por ka ndodhur që i kemi liruar, kemi pas raste kur e ka lejen e armës mirëpo nuk ka të drejtë me bartë armën edhe ka ndodhur që kemi liruar. Mirëpo tash e tutje prej rastit që me i vetëdijësu qytetarët që mos me mbajtë armë për shkak se është pasiguri për të tjerët”, shtoi Jashari.

Ai ka potencuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet për prokurorinë.

“Nëse është nevoja kemi me i mbush edhe burgjet më të vetmin qëllim që me kriju siguri juridike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thekoi ai.