Kryeprokurori i Ferizajt në vendin e ngjarjes ku dyshohet se Sokol Halili kreu vetëvrasje
Ekipet e policisë por edhe kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes Sokol Halili, i dshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashi.
Kryeprokurori Jashari shkurt tha se është në vendin e ngjarjes dhe ende nuk kanë raport të shpejtë për rastin.
“Jam në vendin e ngjarjes aktualisht nuk mund të them asgjë”- tha Jashari për Kallxo.com.
Ishte Ministri Xhelal Sveçla ai që njoftoi se deri sa ishin zyrtarët policorë duke negociuar për dorëzimin i dyshuari ka vrarë veten.
Hamide Magashi u vra të enjten mbrëma në oborrin e QKUK-së ndërsa Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili pasi dyshohet se e kreu krimin u largua në drejtim të panjohur.
Xhelal Sveçla thotë se i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë vrau veten