Xhelal Sveçla thotë se i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë vrau veten

Sokol Halili ka vrarë veten pasi që Policia e Kosovës kishte lokalizuar vendndodhjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndonëse Policia e Kosovës ka tentuar që të negociojë dorëzimin, Sokol Halili ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve tē Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.

Sokol Halili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij, Hamide Magashin në oborrin e QKUK-së, në afërsi të Gjinekologjisë.

Hamide Magashi ishte në javën e fundit të shtatzanisë.