Kryeministri Albin Kurti, 14 janar 2022, Foto: KALLXO.com

Kryeministri Kurti viziton Njësinë Speciale në Mitrovicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës “Belvedere” në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Sot pasdite, kryeministri Kurti ka qenë në ‘Belvedere’ ku ka vizituar dhe takuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje” – ka thënë Kryeziu.

Ai ka treguar se aksidenti i eskortës së kryeministrit ka ndodhur gjatë kohës sa ai ka qenë duke udhëtuar më pas për në Gjilan.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni” – ka thënë ai.

Tutje Kryeziu ka treguar se nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri.

Ai ka shtuar se për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident.