Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar takohet me Presidentin Zelensky

‘Downing Street’ ka konfirmuar tani takimin e Boris Johnson me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Një zëdhënës i numrit 10 tha: “Kryeministri ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar personalisht Presidentin Zelensky, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas.

“Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake.”/BBC