Boris Johnson - Foto: Rtv21

Kryeministri britanik, Boris Johnson pozitiv me coronaviurs

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Johnson në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar se pavarësisht kësaj, do të vazhdojë që të udhëheqë qeverinë në luftën ndaj virusit, përderisa është në izolim.

Simptomat e këtij virusi, kryeministri britanik ka thënë se jenë të lehta.

“Tani jam vetizoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video – konference për të luftuar këtë virus”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, ka më shumë se 537,000 raste të konfirmuara me coronavirus në të gjithë botën. SH.B.A. tani regjistronë më shumë raste me coronavirus se çdo vend tjetër, përfshirë Kinën.