LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Krimet e Rënda aksion në veri, sekuestrohen pajisje për kriptovaluta

Dy aksione policore janë zhvilluar sot në veri të Kosovës, nga të cilat janë sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Njëri prej tyre ka qenë në Zveçan, e tjetri në Zubin Potok.

Aksioni në Zveçan kishte nisur pasi kishte pasur dyshime për armë e kishte përfunduar me gjetje të pajisjeve të kriptovalutave.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se në këto aksione kanë marrë pjesë zyrtarët e Drejtorisë së Krimeve të Rënda.