Ilustrim - Policia në aksion

Kosovari nuk e ktheu në vendin e origjinës veturën që nga viti 2016, zbulohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një veture dje në pikën kufitare në Dheu i Bardhë ka konstatuar se makina në fjalë është ardhë në Kosovë nga një shtet tjetër më 2016 dhe e njëjta nuk është kthyer më në vendin e ngjarjes,

Organet e rendit kanë thënë se këto veprime i dyshuari i ka ndërmarrë me qëllim që t’i shmanget taksave doganore.

Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti i është përcjellë Doganës së Kosovës.