Kosova performon në Olimpiadën e Koreve Botërore

Kosova sot është prezantuar nga Siparantum Choir në Olimpiadën e Koreve Botërore.

Koncerti është mbajtur në sallën koncertale Queen Elizabeth Hall në Belgjikë.

Lajmin për paraqitjen e Kosovës e ka bërë kori Siparantum në Facebook.

Ata po ashtu kanë njoftuar se nesër do të jetë edhe nata e fundit e Olimpiadës.

“Çfarë ndjenje të jesh pjesë e Olimpiadës më të madhe në botë, World Choir Games. Siparantum sonte përfaqësoi vendin tonë, Kosovën në sallën më të njohur koncertale, Queen Elizabeth Hall (shtëpia e Filharmonisë Fllamane), Antwerpen. Kori garon në The Open Championship, në kategorinë, Contemporary Music.  Nesër mbrëma do të bëhet ndarja e çmimeve, Closing Ceremony of World Choir Games. Sot jemi të lumtur si kurrë më parë!”, thuhet në njoftimin e korit.