Kosnett: ShBA-të të përkushtuara që të luftohet korrupsioni në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka njoftuar se sot ka pasur një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kosnett ka shtuar se ShBA-të janë të përkushtuara që të punojnë me Kosovën për të luftuar korrupsionin.

“Takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë, Haxhiu. ShBA-të janë të përkushtuara për të punuar me Kosovën për të luftuar korrupsionin, duke reformuar strukturat ekzistuese ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ambasadori ka pasur një postim tjetër në Twitter edhe për takimin me zëvendëskryeministren e Kosovës nga radhët e komuniteteve jo-serbe, Emilija Rexhepi.

“Sikurse zëvendëskryeministrja e parë nga komunitetet joserbe të Kosovës, Emilija Rexhepi që njihet edhe për atë që përkrahim ne, se promovimi i diversitetit dhe gjithë përfshirja sjell përfitime konkrete për të gjithë qytetarët. Le të punojmë së bashku drejt rezultateve reale mbi të drejtat e njeriut, reformën zgjedhore, lirinë fetare dhe drejtësinë tranzicionale”, ka shkruar ambasadori.