Korab Sejdiu (Deputet). Foto: Atdhe Mulla

Korab Sejdiu kërkon koalicion LDK - VV

Korab Sejdiu, ish- deputet i pavarur tashmë, ka thënë se bashkimi i LDK-së dhe LVV-së është jetik për Kosovën.

Ai, u ka bërë thirrje dy partive që ta tejkalojnë mendimin partiak.

“Fatmirësisht, ekziston tani një moment jetik për të kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i. LDK dhe LVV duhet të tejkalojnë të menduarit tipik partiak, dhe të veprojnë për Kosovën. Përkundër investimeve nga forcat e errëta (nga jashtë e nga brenda këtyre partive), e mira e përgjithshme e vendit na detyron që të bëjmë presion tek ato që bashkërisht të sigurojnë fitoren e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Bashkimi i dy forcave kryesore politike shqiptare në vend, edhe pse jo i përkryer, është formula më e mirë për të shpëtuar vendin përmes një shumice bindëse në Kuvend dhe një qeverie stabile, të aftë dhe të guximshme”, ka shkruar Korab Sejdiu në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kur ndodhë diçka shumë e keqe (ndonjë tragjedi), populli zakonisht thotë “mos raftë me u harru”. Me përfundimin e mandatit të kësaj legjislature, e me të edhe kapitulimin e qeverisë së Vuqiqit në Kosovë, besoj që është mirë të thuhet “mos raftë me u harru kjo legjislaturë e qeveri”.

Fatmirësisht, ekziston tani një moment jetik për të kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i. LDK dhe LVV duhet të tejkalojnë të menduarit tipik partiak, dhe të veprojnë për Kosovën. Përkundër investimeve nga forcat e errëta (nga jashtë e nga brenda këtyre partive), e mira e përgjithshme e vendit na detyron që të bëjmë presion tek ato që bashkërisht të sigurojnë fitoren e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Bashkimi i dy forcave kryesore politike shqiptare në vend, edhe pse jo i përkryer, është formula më e mirë për të shpëtuar vendin përmes një shumice bindëse në Kuvend dhe një qeverie stabile, të aftë dhe të guximshme.

Le të garojmë bashkë për shpëtim!

#ZgjedhjetJanëZgjidhje #LDKdheVVbashkë #LDK #VV