Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Koordinatorja e OKB-së flet rreth vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Koordinatorja e agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, do të flasë sonte në KALLXO.com rreth përpjekjeve për të siguruar doza të vaksinës anti-COVID për qytetarët e Kosovës.

Në këtë intervistë me Jeta Xharrën, Richardson do të flasë rreth mundësisë që Kosova të marrë vaksinën kundër COVID-19, dhe progami i koalicionit global të vaksinës, COVAX, mund të dështojë në vendin e varfra.

Richardson në emision tregon për buxhetin e ndarë nga institucionet e Kosovës rreth blerjes së vaksinave kundër COVID-19, e poashtu për hapësirat e ruajtjes së vaksinave kundër OCVID-19 në Kosovë.

Në këtë intervistë, ajo tregon nëse po e monitoron OBSh-ja dhënien e shërbimit te pacienti, dhe si ka vepruar Kosova rreth testimit, gjurmimit dhe izolimit.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni sonte duke filluar nga ora 22:30, në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.